Kur është koha e duhur për faljen e namazit të natës ?

Imam Ibn Baz , Allahu e mëshiroftë

Dikush ka dërguar në redaksi disa pyetje ku në njërën prej tyre thotë: Kur është koha e duhur për faljen e namazit të natës?

Koha e namazit të natës është ndërmjet namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. E gjithë kjo kohë është për faljen e namazit të natës. Duke filluar prej mbarimit të namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. Por koha më e mirë është fundi i natës ose një e treta e saj. Por nëse e fal namazin e natës para se të flesh kjo gjithashtu është gjë e mirë. Nëse frikësohesh se nuk mundesh (të falesh) në fund të natës, atëherë më e mira është që të falesh në fillim të saj para se të flesh. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka këshilluar disa sahabë që ta falin vitrin para gjumit. Cdo njeri është i ditur për veten e tij. Nëse personi ka mundësi të ngrihet dhe të falet në fundin e natës kjo është më e mira. Nëse jo, atëherë le të falet në fillim të natës.

“Fetaua nurun ala ed derb”

You may also like...