займы онлайн

Ku është Allahu?

Pyetje: “Kur disa pyeten se ku është Allahu, ata përgjigjen se Ai është kudo. Cila është përgjigjja e saktë për këtë pyetje me dëshmi nga Sheriati?”

Përgjigje: “Është e detyrueshme për këdo që pyetet se ku është Allahu, që t’i japë të njëjtën përgjigje si robëresha që i dha të Dërguarit të Allahut alejhi selam kur ai ia bëri këtë pyetje. Kur një njeri dëshiroi ta lironte robëreshën e tij, e çoi atë tek i Dërguari i Allahut alejhi selam. Profeti alejhi selam e pyeti atë: “Ku është Allahu?” Atëherë ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Ai tha: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut.” Në atë rast, i Dërguari i Allahut alejhi selam i tha atij: “Liroje atë se vërtetë ajo është besimtare.” (Muslimi, Ebu Davudi, Ahmedi)

Kjo është përgjigja e detyrueshme që duhet ta ketë në mendje çdo besimtar. Atij që i thuhet: ‘Ku është Allahu?’ duhet të përgjigjet: ‘Në qiell’ apo ‘mbi Arsh’, ashtu siç ka thënë Allahu جل و علا:

“A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do ta bëjë Tokën t’iu kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas? A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do t’iu çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!” (67:16-17)

Kjo do të thotë se Allahu është në lartësi mbi Fronin e Tij, Allahu جل و علا thotë:

“Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” (35:10)

Allahu تعالى në një ajet tjetër thotë:

“Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.” 70:4

Dhe Allahu جل و علا ka thënë:

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Fron (ashtu siç i takon Madhërisë së Tij).” (20:5)

Dhe Ai سبحانه ka thënë:

“Me të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin e Tij (që mbisundon gjithësinë).” (7:54)

Kjo do të thotë se u ngritë mbi të. Në shtatë vende në Kur’an, Allahu përmendi se Ai u ngritë mbi Fron (Arsh), dhe Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah, Sahabët dhe tabiinët të gjithë besojnë në këtë, konfirmojnë se Allahu është mbi Fronin e Tij, mbi të gjitha krijesat dhe se Ai u ngrit mbi Fronin, mbi krijimtarinë e Tij; Ai u ngrit mbi Fronin ashtu siç i takon Madhërisë dhe Madhështisë së Tij. Ata gjithashtu besojnë se Cilësitë e Allahut nuk janë të njëjta si cilësitë e krijesave të Tij.

Pra, ai që pyetet: ‘Ku është Allahu?’, duhet të përgjigjet: ‘Mbi qiell, mbi Fron’. Kështu është përgjigja e pasuesve të Sunnetit e cila është konfirmuar në Kur’anin Fisnik dhe Sunnetin e pastër. Kushdo që thotë se Allahu është kudo, e ka mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe konsiderohet të jetë jobesimtar.”

Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: “Fetauah Nurun ‘alad-Derb”, Vol 1

You may also like...