Komunikimi midis djemve dhe vajzave

Pyetje: A lejohet komunikimi midis djemve dhe vajzave nëse nuk prekin tema dashurie?

Përgjigje: Komunikimi midis djemve dhe vajzave është i ndaluar, sepse shejtani mundohet gjithmonë që t’i mashtrojë njerëzit me forma nga më të ndryshmet, me qëllim që t’i bëjë ata që të anojnë nga njëri-tjetri edhe nëse nuk e kanë në mendje një gjë të tillë.

Profeti, alejhi selam, ka urdhëruar që kush dëgjon për shfaqjen e Dexhalit, të largohet sa më shpejt prej tij, sepse ai person vërtet mund ta ketë besimin e fortë, mirëpo me kalimin e kohës, mund të arrijë që me anë të sprovave të ndryshme të Dexhalit, të mashtrohet e të bëhet jobesimtar. I njëjti rrezik ekziston edhe në komunikimin mes djemve dhe vajzave, prandaj ai nuk është i lejuar edhe nëse në të nuk flitet për dashuri.

Përgjigjet Shejh Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...