Festimi i festës së nënës

Pyetje: A lejohet festimi i festës së nënës?

Përgjigje: Festat e njohura në Legjislacionin Islam janë Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami dhe festa javore, xhumaja. Të gjithë festat e tjera përveç tyre janë në kundërshtim me Sheriatin Islam, pasi janë bidate, risi. Ato janë të sajuara nga jomuslimanët. Në këtë rast, ndalimi është i dyfishtë, sepse:
1. Është festë e sajuar,
2. Në festimin e saj ka përngjasim me jobesimtarët.

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Nëse dikush punon një vepër që nuk i përket fesë sonë, ajo është e refuzuar.” (Muslimi)

Muslimanët duhet të jenë krenarë me fenë e tyre dhe të mjaftohen me atë që ka përcaktuar Allahu i Lartësuar në Kur’an dhe i Dërguari i Tij në Sunet. Duhet të dinë se Islami është feja e vetme e pranuar tek Allahu dhe është i plotësuar në çdo aspekt, nuk ka nevojë për shtim apo pakësim. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova Dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe.”

Nga ana tjetër nënat meritojnë shumë më tepër respekt sesa festimi i një dite të vitit për to. Islami i urdhëron fëmijët që të kujdesen e t’i respektojnë ato në çdo kohë të vitit dhe t’u binden atyre në gjithçka, përveçse kur i urdhërojnë për diçka që është në kundërshtim me urdhërat e Allahut të Lartësuar.

Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...