займы онлайн

Është e urryer të japësh selam gjatë ligjëratës së xhumasë

Argument për këtë është hadithi që përcjell Ebu Hurejre, ku Profeti, alejhi selam, thotë: “Ditën e premte, nëse i thua shokut tënd “Dëgjo!”, në kohën që imami po mban hytben, e ke humbur shpërblimin e hytbes.” (Buhariu)
Prandaj nuk jepet selam gjatë kohës së hytbes, sepse Profeti, alejhi selam, i ka urdhëruar muslimanët të heshtin në atë kohë.

Pyetje: Nëse dikush hyn në xhami dhe jep selam në kohën e ligjëratës së të premtes, a duhet që t’ia kthejnë të pranishmit selamin?

Përgjigje: Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve thotë: Nuk lejohet për atë që hyn në xhami të japë selam në kohën që imami mban hytben dhe nuk u lejohet të pranishmëve t’ia kthejnë selamin, por mundet që ndonjëri prej tyre t’ia kthejë me shenjë.

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

facebook

You may also like...