займы онлайн

Cilat janë tri parimet themelore, të cilat njeriu i ka detyrë që ti mësojë?

Pyetja 1: Cilat janë tri parimet themelore, të cilat njeriu i ka detyrë që ti mësojë?
Përgjigje: Robi duhet të ketë dije rreth Zotit të tij, Fesë së tij dhe Pejgamberit të tij, Muhamedit (alejhi selam)

Pyetja 2: Kush është Zoti yt?
Përgjigja: Zoti im është Allahu, Ai i Cili me mirësitë e Tij kujdeset për mua dhe për cdo gjë që egziston. Ai është i Adhuruari im, pervec të Cilit ska të adhuruar tjetër me të drejtë. Dhe argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit: “Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë.” (El-Fatiha, 2) Gjithcka përvec Allahut, është e krijuar nga Ai. Edhe unë jam një prej këtyre krijesave.

Pyetja 3: Cfarë kuptimi ka fjala Zot (Rabb)?
Përgjigje: Mbreti (el-Malik), i Adhuruari me hak (el-Ma’bud), Ai që ka të nënshtruar cdo gjë (el-Mutesarrif) dhe Ai është i Vetmi që e meriton adhurimin.

You may also like...