Cilat janë kushtet e dëshmisë “Nuk ka të adhururar tjetër me të drejtë pos Allahut” ?

Pyetje: Cilat janë kushtet e dëshmisë “Nuk ka të adhururar tjetër me të drejtë pos Allahut” dhe a mjeftohet vetëm thënia e saj me gojë pa e kuptuar atë, e çka rrjedhon prej saj?
Përgjigje: Dëshmia është fjala më e mirë, ajo është baza e fesë dhe themeli i saj. Ajo është fjala që filluan të dërguarit të thërrisnin në të -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi ta-. Gjëja e parë që filluan të dërguarit me popujt e tyre ishte fjala: Dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut që të shpëtoni. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ne nuk dërguarm të dërguar vetëmse i shpallëm atij se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut, prandaj adhurojeni atë” dhe çdo i dërguar i thonte popullit të tij: “Adhuroni vetëm Allahun ju vërtetë nuk keni adhurues tjetër që e meriton adhurimin pos Tij”.

Ajo është baza e fesë dhe duhet patjetër që ai i cili e shqipton ta dijë kuptimin e saj, ajo do të thotë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut. Ajo ka edhe kushtet e saj që janë:
1.      Dija në kuptimin e saj.

2.      Bindja në të dhe mos të ketë dyshim në vërtetësinë e saj.

3.      Sinqeriteti vetëm tek Allahu i vetëm.

4.      Vërtetimi i kësaj fjale me gjuhën dhe zemrën e tij.

5.      Dashuria për këtë fjalë që tregon për sinqeritetin që ka ndaj saj.

6.      Pranimi se çfarë përmban ajo.

7.      Punimi me këtë fjalë.

8.      Heqja dore nga shirku dhe të njëhsojë vetëm Allahun duke deklaruar se ai është i pastër dhe larg adhurimit të tjetër kujt pos Tij, dhe të besoj se kjo e fundit është e kotë.

Të gjitha këto janë nga kushtet e dëshmisë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe kjo është kuptimi i saj i vërtetë.

E thotë këtë dëshmi besimtari apo besimtarja duke qenë e pastër dhe larg adhurimit të tjetër kujt pos Allahut, duke e zbatuar të vërtetën dhe duke e pranuar atë, duke pasur dashuri ndaj Allahut dhe njëhshmërisë së Tij, duke qenë i sinqërtë në të dhe duke mos dyshuar aspak në kuptimin e saj.

Ka disa njerëz që e thonë këtë dëshmi por nuk besojnë në të, njëjtë si hipokritët që e thonë këtë dëshmi por kanë dyshime apo përgënjeshtrime rreth saj, prandaj këto kushte duhen patjetër. E disa keto kushte i kanë mbledhur në dy vargje ku kanë thënë:

 Dija, bindja, sinqeriteti dhe vërtetësia yte bashkë me dashurinë, punën dhe pranimin e saj

Dhe shto të tetën mosbesim ndaj çdo adhurimi tjetër pos Tij nga gjërat që adhurohen.

 Paqja dhe nderiet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.

Marrë nga “Revista thirrja” me numër: 1018. E ditës së diel  29/3/1407 h. – 02 /12/1986

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

Përktheu Ylli Rama

You may also like...