Cila është urtësia e ndalimit të mbajtjes së arit për meshkuj?

Përgjigje: Çdo gjë që Allahu ia ka ndaluar njeriut përmban në vetvete urtësi e kjo urtësi është e mjaftueshme për çdo besimtar. Thotë Allahu në Kur’an: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që të bëjnë zgjedhje tjetër për çështjen e tyre. Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, padyshim që ka humbur në gabim të qartë.” (Ahzab: 36)

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ndalimi i mbajtjes së arit për meshkujt, ndërsa për femrat jo. Urtësia e kësaj është kjo: ari është prej gjërave më të shtrenjta me të cilat njeriu zbukurohet dhe stoliset dhe burri nuk është për këtë gjë, sepse është i plotë në veten e tij për shkak të burrërisë që ka. Pra, ai nuk ka nevojë të zbukurohet me diçka kaq të shtrenjtë, që të ndikojë tek gruaja. E kundërta ndodh me gruan, e cila duhet të zbukurohet me stolitë më të bukura që të bëhet edhe më tërheqëse për burrin e saj.

Libri “Kushtet e fesë” – Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

facebook

You may also like...