Çfarë duhet të bësh kur ngatërron fjalët në namaz?

Pyetje: Nganjëherë ndodh të harroj në ruku dhe, në vend që të them subhãne rabî el-adhîm, them subhãne rabî el-a’lã; i njëjti gabim ndodh
edhe në sexhde, dhe nuk e vërej këtë veçse pasi e them dhe e përmirësoj… A është e obligueshme të bëj sehwe sexhde (sexhde të
harresës)? Nëse po, kur duhet ta bëj atë: para, apo pas selamit?

Përgjigje: Shejh Ibn Uthejmin (Rahmetullahi alejhi) tha:”Kur personi e thotë një thënie të ligjësuar aty ku s’e ka vendin, ai duhet të bëjë sehwe sexhde, si në rastin kur thotë subhãne rabî el-a’lã në ruku, pastaj i kujtohet dhe thotë subhãne rabî el-adhîm. Këtu ai thotë një thënie të ligjësuar, dmth subhãne rabî el-a’lã, por kjo thënie është caktuar për sexhde. Kështu, kur ai e thotë këtë në ruku, themi: vërtet që ke thënë një thënie të ligjësuar aty ku s’e ka vendin, dhe në rastin tënd është sunet të bësh (sehwe) sexhde …”

(esh-Sherh el-Mumti’ 3/359)

You may also like...