Ç’duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdesin apo jo?

Pyetje: Ç’duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdesin apo jo?

Përgjigje: Nëse dikush është në mëdyshje, nëse e ka prishur abdesin apo jo, atëherë abdesi i tij konsiderohet i saktë, sepse njeriu, në esencë, është i pastër, ndaj dhe dyshimi nuk mund të bëhet shkak për prishjen e abdesit.
Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) kur u pyet për dyshimin e prishjes së abdesit gjatë faljes, tha:
“Mos u largo nga namazi, derisa të dëgjosh zhurmën apo të ndiesh erën.”
Ndaj abdesi i tij është i saktë dhe ai mund të falet, të bëjë tavaf rreth Qabes, të lexojë në Kuran etj.

Autor: Imam Bin Bazi
Libri: Pyetje dhe Përgjigje

facebook

You may also like...