Betimi në Emrin e Allahut

Pyetje: Nëse një njeri, gjatë bisedës, përsërit shpeshherë fjalën “vallahi” (për Zotin), a konsiderohet kjo gjë si betim dhe ç’duhet të bëjë ai nëse nuk e kryen këtë betim?

Përgjigje: Nëse një musliman i rritur betohet me qëllim që të përforcojë apo theksojë kryerjen apo lënien e diçkaje dhe më pas nuk e përmbush atë betim, atëherë duhet të bëjë një nga gjërat e mëposhtme:

– Të lirojë një skllav (meqë në kohën tonë nuk ka skllevër, kalon tek pika tjetër),
– T’u japë për të veshur apo për të ngrënë dhjetë të varfërve (sasia e ushqimit për çdo të varfër duhet të jetë 1.5 kg. Ndërsa veshmbathja është e mjaftueshme një rrobë me të cilën lejohet falja: një palë pantallona dhe një këmishë, një fustan që mbulon gjithë trupin etj,. )
– Në pamundësi për të kryer pikat më lart, duhet të agjërojë tri ditë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk ju kërkon llogari (dënon) për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato gjëra për të cilat jeni zotuar qëllimisht. E shlyerja e tij (betimit të thyer) është ushqimi i dhjetë të varfërve me ushqim mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një skllavi. E kush nuk ka mundësi le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja e betimeve tuaja kur të betoheni (dhe t’i thyeni) dhe ruajini betimet tuaja (mos u betoni shpesh).” (Maide: 89)

Por nëse dikush betohet për diçka pa pasur për qëllim për t’u betuar, atëherë ky betim nuk konsiderohet prej atyre betimeve, të cilët kur thyhen duhet të shlyhen me një nga gjërat e mësipërme, sepse Allahu thotë: “Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta.” (Bekare: 225)

Përgjigjet Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...