A thirret ezani kur nuk je i drejtuar nga kibla?

Pyetësi thotë: Cili është gjykimi i ezanit kur personi (muezini) nuk është i drejtuar kah kibla?

Shejh Ibën Uthejmini (Alalhu e mëshiroftë!): Të kthyerit në drejtim të kiblës gjatë thirjes së ezanit është Sunet dhe nuk është kusht për saktësimin e ezanit. Sikur personi ta thërrasë ezanin dhe fytyra e tij të jetë e kthyer nga e djathta, ose nga e majta, nga kibla ose jo në drejtim të saj, ezani i tij është i saktë. Por duhet që ai mos të veprojë në këtë mënyrë, sepse ezani është dhikër (përmendje), lutje dhe thirrje për namaz. Prandaj duhet që ai (muezini) të jetë i kthyer në drejtim të kibbles.

Pyetësi thotë: Personi në njërën nga kohët e namazit e thirri ezanin duke mos qenë i drejtuar kah kibla. Cili është gjykimi në lidhje me këtë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Gjykimi në lidhje me këtë është se ezani i tij është i saktë. Ngase nuk është prej kushteve të ezanin të drejtuar kah kibla.

“Fetaua nurun ala ed-derb”
Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...