A pranohen lutjet gjatë mestruacioneve?

Pyetje: A e pranon Allahu i Lartësuar duanë e gruas gjatë mestruacioneve?

Përgjigje: Nëse pranohen kushtet e pranimit të duasë, Allahu i Lartësuar ia pranon gruas lutjen, pa marrë parasysh nëse është me mestruacione apo jo. Prandaj është e pëlqyeshme që gruaja me mestruacione të lutet, të kërkojë falje dhe të përmendë Allahun sa më tepër që të jetë e mundur, sidomos në kohët e mira.

*Disa prej kohëve ku pranohet më tepër lutja janë: një e treta e fundit të natës, gjatë udhëtimit, kur bie shi, ditën e xhuma, koha midis ezanit dhe ikametit, pas namazeve farz etj,.

Përgjigjet Shejh Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...