A përmendet Allahu në banjo?

Përmendja e emrit të Allahut në banjë

Pyetësi: Si është vendimi i përmendjes së emrit të Allahut para abdesit në banjë?

Shejh Albani: Ti po mendon, për shembull, për një hapësirë të vogël, katër metra katrorë, me një nevojtore në qoshe dhe një lavaman në anën tjetër në të cilin merr abdes?

Pyetësi: Po.

Shejh Albani: S’ka gjë të keqe në këtë, sepse problemi qëndron vetëm në përmendjen e Allahut gjatë kohës sa personi rri ulur për të kryer nevojën. Kjo është e ndaluar. Por, nëse ai e kryen nevojën dhe pastrohet dhe kalon tek lavamani dhe duhet ta përmendë emrin e Allahut në atë moment, atëherë s’ka gjë të keqe në këtë, sepse ky vend nuk është nevojtore, por është banjë. Nevojtorja gjendet në qoshe, kështu që, nëse personi ulet aty për të kryer nevojën, atëherë, është e ndaluar për të që gjatë uljes ta përmendë Allahun. Përndryshe, vetëm pak para kësaj, para se t’i ngrejë teshat (dmth të zhvishet), ai duhet ta përmendë emrin e Allahut dhe të kërkojë strehim tek Allahun. Pra, nëse ai ulet për të kryer nevojën, është e ndaluar për të që ta përmendë Allahun. Kur ai ta ketë kryer, çfarë thotë? Ghufrâneke. Kur ai të ketë thënë këtë dhe të ketë kaluar tek ana tjetër e banjës, atëherë ai mund ta përmendë Allahun me çfarëdo dhikri të dojë.”


(Silsilet el-Hudâ we Nûr 224/4)

You may also like...