A mund të shërohet steriliteti?

Pyetje: “Cili është mendimi juaj për atë person i cili thotë se steriliteti mund të shërohet, pasi që Allahu thotë:

“…e kë të dojë e lë steril (pa fëmijë).”

Përgjigje: “Mendimi ynë është se steriliteti është dy llojesh:

*një që ka një arsye pse ka ndodhur dhe kjo mund të trajtohet,

*dhe një që është e trashëguar që nga lindja. Gjë e cila është se Allahu e krijoi këtë person jo të frytshëm, i cili nuk mund të shërohet edhe nëse ai trajtohet, nuk do të ketë sukses, sepse Allahu ka vendosur që ai të jetë jo i frytshëm dhe nuk ka njeri që mund t’i rezistojë paracaktimit të Tij.”

Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua Islamijeh

You may also like...