A mund të martohesh me një grua me sëmundje lekure?

Pyetje: A konsiderohet sëmundja e lëkurës prej të metave sa i përket martesës? Nëse burri gjen tek gruaja e tij këtë gjë, a konsiderohet kjo prej të metave?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Po, kjo padyshim që konsiderohet e metë, sepse njeriu ndjen neveri prej kësaj dhe largohet. E nuk mundet burri të qetësohet tek gruaja e tij (nëse gjendet kjo e metë) vetëm nëse do Allahu. Kjo konsiderohet e metë, qoftë tek burri apo tek gruaja.

Madje nëse burri ka sëmundjen e lëkurës dhe martohet duke mos e ditur gruaja këtë gjë, kjo konsiderohet e metë dhe ajo ka të drejtë ta prishë martesën me të.

Ndërsa përsa i përket nëse mëkaton (nëse nuk e tregon të metën e lëkurës); si burri dhe gruaja konsiderohen mëkatarë nëse tek ta gjendet kjo e metë apo ndonjë e metë tjetër -që bëhet pengesë për t’u arritur kënaqësia e plotë- dhe nuk e lajmëron partnerin e tij/saj.

Fshehja e kësaj nuk ka dyshim se është e ndaluar dhe konsiderohet mashtrim, për të cilin Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është distancuar nga personi i tillë (që mashtron).

“Likau el-babul-meftuh” (10/39)

You may also like...