займы онлайн

A merret abdes me uj me klor?

Pyetje: Në vendin tonë shpeshherë ndodh që ujërat e pijshëm të përzihen me klor dezinfektues. Klori është një materie që e ndryshon ngjyrën dhe shijen e ujit, andaj a ndikon kjo në përdorimin e tij gjatë abdesit?

Përgjigje: S’ka gjë nëse uji ndryshon nga gjëra të pastra, apo nga ilaçet që i hidhen për të larguar prej tij gjërat që i dëmtojnë njerëzit. Në qoftë se ai ende quhet ujë, s’ka gjë edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim në të nga kjo. Si për shembull, ndryshimi i tij nga algat që rriten brenda tij, apo nga gjethet e drunjve, apo nga pluhuri që bie në të, e gjëra tjera të kësaj natyre.

Të gjitha këto nuk e dëmtojnë. Pra, ai është i pastër (pastrues) dhe mbetet në gjendjen e tij. Asgjë nuk e prishë atë, përveç nëse ndryshon nga përzierja e tij me ndonjë gjë që ia heq emrin ujë dhe e shndërron në diçka tjetër.

Si për shembull qumështi që hidhet në të, derisa e ndryshon atë dhe ai bëhet qumësht, apo çaj, apo lëngë mishi (supë), dhe kështu nuk quhet më ujë.

Kësisoj, abdesi nuk është i saktë nëse merret më këtë, sepse, ai ujë është shndërruar në diçka tjetër.

Ndërsa, përderisa quhet ujë, rënia e gjërave të pastra në të, si pluhuri, bari, apo çfarëdo që nuk e shndërron në diçka tjetër, nuk e dëmtojnë atë.

Sa u përket papastërtive, ato e dëmtojnë ujin, nëse ia ndryshojnë shijen, apo ngjyrën, apo erën; apo nëse uji është i paktë dhe ndikohet nga papastërtia. Edhe në qoftë se ajo nuk shfaqet në të, prapëseprapë ai dëmtohet për shkak të saj dhe nuk lejohet përdorimi i tij.

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
binbaz.org.sa/mat/8473

You may also like...