займы онлайн

A më lejohet të dhuroj gjak për një person që është në rrezik për jetë, dhe ai nuk është musliman?

Pyetja:A më lejohet të dhuroj gjak për një person që është në rrezik për jetë, dhe ai nuk është musliman?

Përgjigja: nuk di ndonjë ndalesë për këtë, sepse Allahu subhanehu ue teala thotë:

“Allahu nuk ju ndalon që ata të cilët nuk ju kanë luftuar në Fe dhe nuk ju kanë nxjerrë nga shtëpiat tuaja që t’i bëni mirë atyre dhe të jeni të drejtë me ta.” El Mumtahineh:8
Allahu (subahenhu ue teala) ka treguar se nuk na ndalon që mosbesimtarëve që nuk na kanë luftuar dhe nuk na kanë nxjerrë (dëbuar) nga shtëpitë tona, t’i bëjmë mirë. Ai që është i detyruar nga rrethanat ka shumë nevojë për ndihmë. Ummu Esma bintu Ebi Bekr es-Siddik (radijAllahu anhha) e cila asokohe ishte jobesimtare, ka shkuar tek vajza e saj në Medine gjatë kohës kur mes Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe banorëve të Mekkes kishte marrveshje. Ajo shkoi në Medine duke kërkuar prej të bijës ruajtjen e lidhjes fisnore, dhe Esmaja pyeti Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe i dha përgjigje që të runte lidhjet fisnore duke thënë: “Ruaje lidhjen fisnore me nënën tënde” ndërsa ajo ishte mosbesimtare.

Nëse ka nevojë mosbesimtari që ka marrveshje me ne dhe nuk ka luftë mes nesh dhe tij, nëse ai ka nevojë, atëherë nuk ka problem që t’i japësh lëmoshë me gjakun tënd, ashtu sikur të jetë i obliguar nga rrethanat për mishin e coftirës, ndërsa ti shpërblehesh (për këtë veprim), sepse nuk ka problem që t’i vish në ndihmë atyre që kanë nevojë për lëmoshë (sadaka).

Shejh ibn Baz Allahu e Meshirofte

You may also like...