займы онлайн

A lejohet vendosja e dhëmbëve prej ari?

Përgjigje: Mbajtja e arit për meshkuj nuk lejohet. Prandaj edhe vendosja e dhëmbëve prej ari nuk u lejohet burrave, përveçse me raste të domosdoshme. Ndërsa, për femrat është e lejuar, aq më tepër nëse e kanë për traditë në popull, por nuk duhet të bëhen harxhime të mëdha.

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ari dhe mëndafshi janë bërë hallall për gratë e këtij umeti.” (Tirmidhiu, Nesaiu)
Nëse një grua, e cila ka vënë dhëmbë floriri, vdes, lejohet që t’i hiqen dhëmbët, por pa e dëmtuar të vdekurën, sepse ari konsiderohet pasuri, e pasurinë duhet ta trashëgojnë trashëguesit, e nëse lihen tek i vdekuri konsiderohet pasuri e çuar dëm.

*E njëjta gjë edhe për burrin, i cili ka vënë dhëmbë floriri për arsye të domosdoshme.

Libri “Kushtet e fesë” Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

facebook

You may also like...