A lejohet t’u japim mes’h çorapeve të tejdukshme gjatë abdesit?

A lejohet t’u japim mes’h* çorapeve të tejdukshme gjatë abdesit?

Përgjigje: “Çorapet, të cilave lejohet t’u jepet mes’h, duhet të jenë të plota dhe të dendura, pra jo të tejdukshme. Nëse janë të tejdukshme, nuk lejohet t’u japësh mes’h, sepse këmba konsiderohet e zbuluar.”

*Një prej lehtësimeve të Islamit është se muslimanit i lejohet që, nëse ka veshur çorape të trasha, të mos i heqë ato gjatë marrjes së çdo abdesi. Kështu, kur muslimani merr abdes dhe i lan këmbët, pastaj mbath çorape jo të tejdukshme, pra të plota, ai gjatë 24 orëve të ardhshme mund të marrë abdes pa i hequr çorapet, por mund të mjaftohet me fërkimin e pjesës së sipërme të këmbës. Për udhëtarin është e lejuar që t’u japë mes’h çorapeve tri ditë e tri netë, ndërsa për vendasin mes’hi zgjat 24 orë.

Përgjigjet shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam “

You may also like...