A lejohet të thuhet se Allahu nuk e fal filanin?

A lejohet të thuhet se Allahu nuk e fal filanin?

“Disa njerëz kur e shohin dikë që e ka tepruar në mëkate thonë për të: “Filani është larg udhëzimit”, ose “Larg xhenetit” ose “Larg mëshirës së Allahut”, çfarë gjykimi ka kjo çështje?”

Kjo nuk lejohet, sepse konsiderohet ndërhyrje në çështjet e Allahut të Plotfuqishëm.
Është transmetuar saktë që një njeri ka qenë mëkatar, ndërsa një tjetër kalonte pranë tij dhe i thoshte: Betohem me Allahun, se Allahu nuk e falë filanin! Atëherë Allahu i Plotfuqishëm tha:
“Kush është ai që ndërhynë dhe thotë që Allahu nuk e falë filanin?! Unë vetëm se e kam falur atë dhe t’i kam shkatërruar veprat ty”.

Nuk lejohet që njeriu të humb shpresën nga mëshira e Allahut të Madhëruar. Sa ka njerëz që kanë arritur në grada të larta të kufrit, e që më pas Allahu i ka udhëzuar dhe janë bërë prej imamëve që i kanë udhëzuar të tjerët më Lejen e Allahut të Lartësuar.
Pra, është obligim për atë që thotë kështu që të pendohet tek Allahu, për atë që e ka vepruar dhe të vendos që mos ta përsëris në të ardhmen.”

“Pyetje dhe përgjigje nga shejh Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin.”

You may also like...