A lejohet të përmendet Allahu brenda në wc

Pyetje: A lejohet të përmendet Allahu i Madhëruar brenda në wc?

Përgjigje: Nuk kërkohet nga njeriu që ta përmend Zotin e Tij të Lartësuar brenda në wc, ngase ajo nuk është vend i përshtatshëm për këtë gjë. Por nëse ai e përmend (Zotin) me zemrën e tij nuk ka problem, në rastë se nuk e shqipton me gjuhë. Porse më parësore është që mos ta shqiptoj (përmendi Zotin) me gjuhë në këtë vend (wc), porse të presë derisa të dalë prej saj.

Nëse vendi i marrjes së abdesit është jashtë dhe nuk ka lidhje me vendin e kryerjes së nevojës, nuk ka problem që ta përmendi në të Allahun.

Mexhmu fetaua ue rasail esh shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin vëll 11

You may also like...