A lejohet të blihet mish në një dyqan ku varen në të nuska apo hajmali?

Pyetje : A lejohet të blihet mish në një dyqan ku varen në të nuska apo hajmali?

Përgjigje : Origjina është, lejimi i mishit që theret prej muslimaneve dhe ithtarëve të librit ( Hebrenjte dhe Kristianët ), përjashtohet rasti nëse ata përmendin jo emrin e Allahut kur e therin kafshën, ose e therin kafshën jo sipas mënyrës së këshilluar nga sheriati.

Dijetarët e Komisionit të përhershëm kanë thënë : ” Ato kafshë që therin ithtarët e librit prej hebrenjve apo kristianeve, lejohet konsumimi e tyre nëse përmendin emrin e Allahut, duke i plotësuar të gjitha kushtet e therjes, të cilat janë të njohura në islam. Nëse permendin emër tjetër në vend të Allahut gjatë therjes, si emrin e Uzejrit ose Isait, nuk lejohet konsumimi i saj. Gjithashtu nëse e vrasin kafshën duke e mbytur ose duke i vënë korentin , nuk lejohet ngrënia e saj”. [Shkeputur nga” Fetvate e Komisionit te perheshem -Vellimi i pare” (22/391-392)].

Gjithashtu, dijetarët e Komisionit të përhershëm për fetvatë, janë pyetur:
A lejohet për muslimanin të blejë mish hallall prej një dyqani që shet edhe mish haram, nëse janë mishrat (çdo lloj prej tyre) e depozituar në depozitë dhe në frigorifer të veçantë, të ndarë nga njëri -tjetri?
Dhe a lejohet blerja e ushqimeve të lejuara prej një magazine të madhe tregtare, ku në këtë magazinë shitet alkol në një cep të veçantë të magazinës, dhe pronari i këtyre dyqaneve nuk është musliman?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar thotë:”Dhe bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe e armiqësi. ”

Pra nuk lejohet për muslimanin që të jetë ndihmues i dikujt në të keqe dhe gjynahe dhe në shkeljen e ndalesave të Allahut;

Për këtë arsye, nëse muslimani ka mundësi të zgjedhë, në atë mënyrë ku gjen dikë që shet vetëm hallall dhe e largon veten prej shitjes së haramit, si mishi i derrit dhe si shembulli i tij, është detyrë për të që te blejë prej tij, dhe jo nga ai që shet hallall dhe haram, prej mishit të derrit, alkolit, etj.
Por nëse nuk është e mundur kjo, atëherë i lejohet muslimanit të blejë mish hallall dhe ushqime të lejuara prej tij, nëse ushqimet nuk janë të përziera me njëra – tjetrën. Allahu i Lartësuar thotë : ” Dhe kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi. ”

[E shkëputur prej ” Fetvave të Komisionit te përhershëm – Vëllimi i parë ” ( 13 /173)].
Përktheu Junus Telezi

facebook

You may also like...