A lejohet që mjeku të gënjejë pacientin?

Pyetja nr(6908): A lejohet që mjeku të gënjejë pacientin?

Ndonjëherë mjeku mund të kenë nevojë ta gënjejë pacientin lidhur me shëndetin e tij, pasi ka gjera qe nuk mund ti thuhen në sy. Atëherë a konsiderohet mjeku në këtë rast mëkatar?

Përgjigja: Lejohet ta gënjejë nëse gënjeshtra është në dobi të pacientit dhe nuk e dëmton atë apo të tjerët. Por nëse është e mundur, për mjekun apo mjeken që të përdorin el mearid (fjalë që përmbajnë shumë kuptime) atëherë kjo do të ishte më e mirë dhe më pranë të vërtetës.

Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin familjen DHE shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva.

Abdul Aziz bin Bazi
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Kuud
Abdullah bin Gudejan

You may also like...