A lejohet që me një bagëti kur ta ther të bëj nijet kurbani Bajrami dhe nijet kurbani zotimi?

A lejohet që me një bagëti kur ta ther të bëj nijet kurbani Bajrami dhe nijet kurbani zotimi?
Ashtu siç nuk lejohet të bashkosh ndërmjet zekatit dhe namazit, sepse ato janë dy adhurime të ndara nga njëra-tjetra dhe çdo adhurim ka shkakun e tij të kryerjes, po kështu edhe kurbani i zotimit ka shkakun e tij, ashtu si edhe kurbani i Bajramit ka shkakun e tij.
Është e çuditshme me ata njerëz që në çështjet e adhurimit përpiqen të kursejnë, kurse në çështjet e dynjasë dhe kënaqësive të saj shpenzojnë pa kufi!
Kurbani i zotimit është një adhurim që kryhet për shkak të zotimit dhe obligimit që i ka bërë dikush vetvetes së tij për të therur një bagëti, ndërsa shkaku i kurbanit të Bajramit është ardhja e Bajramit, prandaj nuk ka asnjë arsye për ti bashkuar së bashku këto dy adhurime vetëm me një kurban. Gjithashtu nuk lejohet të bashkosh me një kurban bagëtinë që theret në akika dhe atë që theret për kurban Bajrami, sepse secila prej tyre është adhurim që ka shkak të veçantë, por duhet të kryhen në atë mënyrë që janë përcaktuar në sheriat.

Shejh Mesh’hur Hasen Selman

You may also like...