A lejohet nxitimi për ta arritur rekatin në namaz me xhemat ?

Pyetja:A lejohet nxitimi për ta arritur rekatin me imam në namaz me xhemat ?

Përgjegje:Nëse ke hyrë në xhami, kurse imami është në ruku’, mos nxito të hysh në namaz para se të arrijsh në safin e parë, ngase Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Ebi Bekres, All-llahu qoftë i kënaqur më të, kur ky nxitoi për ta arritur namazin: “All-llahu ta shtoftë përkujdesjen ndaj namazit, mirëpo mos e përserit më!”

Muhammed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë!

Përgjigjëja nga shejkh Abdul-Aziz ibn Bazi, All-llahu e mëshirfotë!

Disa njerëz kur e shohin imamin në ruku’, nxitojnë për ta arritur ruku’në, dhe kështu disa I bëjnë dy tekbire, tekbirin e fillimit dhe tekbirin e ruku’së, e disa vetëm një tekbir, cili është gjykimi islam ndaj këtij veprimi ?

Kur me’mumi (namazliu) e arrinë imamin në ruku’ për të është legjitime mosnxitimi, përkundrazi duhet të ecë i qetë dhe më modesti, pastaj hynë në saf më imam, ngase Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem kështu ka urdhëruar..e bën tekbirin e fillimit duke qëndruar në këmbë, pastaj tekbirin e ruku’së kur niset për ruku’, po nëse e thotë vetëm tekbirin e fillimit, kjo i mjafton insheAll-llah kështu që mos t’i humbë rekati, All-llahu dhashtë sukses.

You may also like...