A lejohet mbyllja e zogjve në kafaz?

Pyetje: Është përhapur shumë instruktimi i zogjve shtëpiakë dhe mbyllja e tyre në kafaz dhe pyet se cili është gjykimi i saj?

Përgjigje: Nuk dimë të ketë ndonjë gjë të keqe në të, qoftë ai pëllumb, papagall apo ndonjë shpend tjetër nga të cilët ka përfitim apo me të cilët kenaqesh apo të ngjashme me to, nga të cilat përfitojnë pjestarët e familjes, nëse e trajtojnë mirë, duke i dhënë ujë e ushqim dhe nuk i bëjnë padrejtësi, atëherë nuk ka gjë të keqe, edhe pse këtë gjë e kanë urryer disa prej njerëzve të dijes. Por ne nuk dimë të ketë ndonjë gjë të keqe nëse u japin hakun e tyre si pije, ushqim dhe nuk i dëmtojnë, ngase Pejgamberi – sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem – përmendi gruan e cila u dënua në Zjarr për shkak të një koteleje që e kishte izoluar dhe nuk i jepte për të ngrënë e për të pirë dhe as nuk e linte të lirë të hante prej insekteve të tokës.
Kështu, ky është argument se kush e mbyll kafshën dhe i jep për të ngrënë e për të pirë dhe ia plotëson nevojat e saj, atëherë nuk ka gjë të keqe, qoftë ajo deve, lopë, dele, zvarranikë apo kafshë të tjera. Po kështu edhe shpendët që i përmendi pyetësi.

Shejh Ibn Baz Allahu e Meshirofte

You may also like...