A lejohet mbajtja e qenit?

Pyetje: A lejohet mbajtja e qenit? Çfarë duhet të bëjmë në rast se duam ta përzëmë qenin, por ai nuk largohet nga shtëpia?

Përgjigje: Mbajtja e qenit në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve të veçanta, si psh: për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë, është e ndaluar rreptësisht. Profeti, alejhi selam, ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që sevapet e të zotit të qenit të pakësohen çdo ditë nga një kirat*. Pakësimi i sevapeve (si dhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar.

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht jomuslimanët, sepse qeni është kafshë e papastër. Profeti, alejhi selam, na ka lajmëruar se ena, në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhè.

I këshilloj të gjithë këta njerëz, që t’i largojnë qentë nga shtëpitë e tyre, nëse nuk kanë nevojë vërtet për ta. Dhe nëse qeni nuk largohet nga shtëpia, atëherë i zoti i tij nuk ka detyrë ta ushqejë atë. Nëse vepron në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë një kohë tek dera e shtëpisë, e pastaj të largohet.

*Në një hadith të Profetit, alejhi selam, thuhet se një kirat është sa mali i Uhudit, një prej maleve në afërsi të Medines.

Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...