займы онлайн

A lejohet falja e namazit të xhenazes pa pasur abdes?

Dije lexues i nderuar, Allahu më forcoftë mua dhe ty në këtë fe, se namazi nuk saktësohet pa qenë i pastër (me abdes). Për këtë ekziston konsensus mes dijetarëve (Allahu i mëshiroftë!). Baza e këtij konsensusi është fjala e Allahut të Madhëruar: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[1] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.[2] E nëse jeni të papastër (xhunub), pastrohuni (duke u larë krejtësisht), por në qoftë se jeni të sëmurë, ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, apo keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë synoni diçka të sheshtë e të pastër që gjendet mbi tokë dhe fërkoni fytyrat e duart tuaja me të.[3] Allahu nuk dëshiron t’ju ngarkojë ndonjë vështirësi,[4] por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues (të Tij).”[5]

Dhe fjala e të Dërguarit të Alalhut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Allahu nuk e pranon namazin pa qenë i pastër (me abdes).”[6]

Por ata (dijetarët) janë në kundërshtim për atë se: A është kusht abdesi për faljen e namazit të xhenazes? Në lidhje me këtë ata kanë dy mendime:

Mendimi i parë: Pastërtia (abdesi) është kusht për faljen e namazit të xhenazes.

Kjo është fjala e xhumhurit (shumicës) nga selefët dhe të mëvonshmit (khalefët). Ibën Abdulberr (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ky është konsensusi i dijetarëve prej selefëve dhe të mëvonshmit përveç Esh Shabiu-t.”[7]

Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Abdesi është farz (obligim) dhe namazi nuk është i saktë vetëm se me të, për atë që gjen ujë. Për këtë ka konsensus dhe askush nuk ka kundërshtuar.”[8]

Kjo përfshin të gjitha namazet: ato farze dhe nafile (vullnetare). Ky është medh’hebi hanefi,[9] malikij,[10] shafij,[11] hanbeli[12] dhe dhahirij.[13]

Mendimi i dytë: Pastërtia (abdesi) nuk është kusht për namazin e xhenazes. Me këtë fjalë është veçuar Esh Sha’bij (Allahu e mëshiroftë!). E ka përmendur Ibën Rushdi[14] (Allahu e mëshiroftë!) fjalën e Esh Shabiu-t dhe e ka cilësuar si ‘shadh’ [15] duke thënë: “Nuk janë kundërshtuar dijetarët në lidhje me atë se: pastërtia është kusht për të gjitha namazet, përveç namazit të xhenazes dhe sexhdes së leximit. Për këto të dyja[16] ka kundërshtim, por ai është shadh (sh.r: që nuk ia hedhim shikimin si mendim, për shkak se është shumë i dobët, dhe është i veçuar, përballë morisë së madhe të dijetarëve që kanë mendim të kundërt me të, dhe nuk ndikon në prishjen e asaj që quhet “ixhma”, unanimitet)”

Po ashtu fjalën e Esh Shabij e ka përmendur Ibën Abdullber dhe e ka cilësuar ‘shadh’ duke thënë: “Ky është konsensusi i dijetarëve prej selefëve dhe të mëvonshmëve, përveç Sha’biu-t. Ai e ka lejuar faljen e namazit të xhenazes pa abdes.”[17]

Argumentet e grupit të parë:

Janë argumentuar për atë se pastërtia është kusht për saktësinë e namazit me argumentet e mëposhtme:

Fjala e Allahut të Madhëruar: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[18] lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja (me dorë të lagët) dhe lani këmbët deri në nyje.”[19] El Maide, 6.
Pika e argumentim: Allahu në këtë ajet urdhëron çdo kënd që ngrihet për faljen e namazit që të marrë abdes.

Fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Allahu nuk e pranon namazin e atij njeriu i cili e prish abdesin e tij, derisa të marrë përsëri.”[20]
Transmetohet nga Nafiu nga Ibën Umeri – radijAllahu anhuma – se ai thoshte: “Nuk e fal namazin e xhenazes veçse ai që është i pastër.”[21]
Konsensusi se namazi i xhenazes nuk falet vetëm se në drejtim të kibles.[22]
Pika e argumentimit: Nëse namazi i xhenazes do të ishte thjesht dua, atëherë nuk do të ishte kusht drejtimi nga kibla. Por ai është namaz, dhe si i tillë ka të njëjtat kushte që kanë edhe namazet e tjera.

Argumentet e grupit të dytë:

Kush ka transmetuar fjalën e Esh Shabiu-t nuk përmend ndonjë argument nga Kurani dhe as nga Suneti autentik, por kanë transmetuar vetëm pretendimin se namazi i xhenazes është kërkim falje dhe lutje për të vdekurin, e si rrjedhojë për të nuk është kusht abdesi.[23]

Ibën Abdullberri (Allahu e mëshiroftë!) duke kundërshtuar fjalën e Esh Shabiu-t, ndër të tjera thotë: “Dijetarët janë në konsensus se namazi i xhenazes nuk falet vetëm se në drejtim të kibles. E nëse ajo do të ishte vetëm dua ashtu siç mendon Sha’biu, atëherë do të ishte e lejuar të falej dhe në drejtim tjetër përveç kibles. Por derisa në të përfshihen tekbiri dhe drejtimi nga kibla, atëherë nga kjo mësohet se ai është namaz. E nuk ka namaz vetëm se duke qenë me abdes.”[24]

Konkluzioni:

Fjala më e saktë në këtë çështje është ajo e grupit të parë, të cilët thonë se pastërtia është kusht për faljen e namazit të xhenazes. Ngase nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe as nga sahabët – radijAllahu anhum – se ata e kanë falur namazin e xhenazes pa abdes. Allahu e di më së miri!

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

[1] Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.

[2] Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.

[3] Nga mëshira e Allahut për robët e Tij, ua ka lehtësuar atyre praktikimin e fesë dhe kryerjen e obligimeve të tyre fetare. Kjo vërehet edhe në këtë ajet, ku Allahu i lejon besimtarëve që të përdorin dheun e pastër për pastrim simbolik, në vend të larjes së trupit (guslit) dhe abdesit, kur ngrihen për t’u falur dhe nuk gjejnë ujë për t’u pastruar. Ky pastrim simbolik quhet “Tejemmum” dhe bëhet thjesht duke fërkuar shuplakat e duarve mbi dhe të pastër dhe pastaj me to të fërkohet fytyra dhe pastaj duart me njëra-tjetrën, deri në kyçe. Marrja e Tejemumit në vend të guslit apo abdesit lejohet vetëm në rast sëmundje, gjatë së cilës përdorimi i ujit do e përkeqësonte atë, si dhe në rast se gjendesh në udhëtim e sipër dhe nuk gjen ujë, apo uji që të ndodhet është i mjaftueshëm vetëm për të pirë gjatë udhëtimit.

[4] Me urdhrin për pastrim të përgjithshëm të trupit (gusël) apo të pjesshëm (abdes), prandaj edhe ua ka bërë këto lehtësime në kryerjen e obligimeve fetare, duke marrë në konsideratë gjendjen tuaj.

[5] El Maide, 6.

[6] Transmetuesi i hadithi është Ibën Umeri radijAllahu anhu. E transmeton imam Muslimi në kapitullin “Et Tahara” në temën “Uxhub taharah lissalati” (me El Minhaxh shpjegimi imam Neveviut Sahihut te Muslimit) (3/98). Hadithi është mutefekun alejhi prej transmetimit nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu.

[7] “El Istidhkar” vëll. 8 shih “El Ifsah” (1/245).

[8] “El Muhala” (1/130_.

[9] “Fet’hul kadir” (1/179). Disa prej hanefive e kanë lejuar faljen e namazit të xhenazes me tejemum nëse personi frikësohet nga mos falja dot e namazit të xhenazes. Ky gjykim përshin si imamin ashtu dhe xhematin. Transmetohet nga El Hasen nga Ebu Hanifja (Allahu i mëshiroftë të dy ata!) se ka thënë: “Nuk i lejohet imamit që ta fal namazin e xhenazes me tejemum në qytet (pranë vendbanimeve).” Isai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kjo është e sakta.” “El Mubsut” (2/127). “Bedaius Sanai” (1/742).

[10] “Neuadirah uez Zijadat” (1/638).

[11] “El Ummu” (2/155), “El Mugni el Muhtaxh” (2/26), El Hauij” (1/110) etj.

[12] “El Mugnij” (3/420) dhe “El Insaf” (2/500).

[13] “El Muhala” (1/130).

[14] “Bidajetul Muxhtehid” (1/466) dhe (1/83).

[15] Ai që veçohet nga dijetarët e tjerë duke mos pasur argument të saktë.

“Çdokush që kundërshton të saktën në lidhje me ndonjë çështje ai është shadh.” Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) “El Ahkam” vëll. 5

[16] Namazin e xhenazes dhe të sexhdes së leximit.

[17] “El Istidhkar” (8/284).

[18] Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.

[19] Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.

[20] Mutefekun alejhi.

[21] “El Meuta” me komentim të Ez Zerkanij vëll. 2.

[22] “El Istidhkar” (8/284).

[23] “El Istidhkar” (8/284).

[24] “El Istidhkar” (8/284).

You may also like...