A ka ditur Ebu Hurejre më shumë hadithe sesa Ebu Bekri?

Ebu Bekri është shoqëruar me Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) njëzet vjet më shumë se Ebu Hurejre, dhe patjetër të ketë ndëgjuar më shumë hadithe sesa Ebu Hurejre. Ndërsa Ebu Hurejre ka treguar më shumë Hadithe sesa Ebu Bekri, por nuk ka ditur më shumë hadithe se ai, sepse Ebu Bekri ishte i preokupuar me kalifatin dhe kontaktet me të ishin më pak, e gjithashtu edhe kontaktet e tij me njerëzit ishin më pak. Ndërsa Ebu Hurejre ka jetuar gjatë pas tij, kështu që njerëzit kanë marrur më shumë prej tij.

(Shejh Uthejmini, “Sherhu Sahihil Buhari”, 1/318)

You may also like...