A janë xhinët shpirtra apo trupa?

Pyetje: “A janë xhinët shpirtra apo trupa?”

Përgjigje: “Me sa duket ata janë të përbërë nga trupa dhe shpirtra. Megjithatë ata kanë mundësinë të shndërrohen. Ata kanë mundësin të depërtojnë nëpër vrima.
Profeti salAllahu alejhi ue selem urdhëroi që dyert të mbyllen dhe tha se shejtani nuk ka mundësi ta hapë derën e cila është mbyllur duke përmendur emrin e Allahut. Ai salallahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të mbulojmë enët e kuzhinës dhe të përmendim emrin e Allahut kur ta bëjmë këtë. Nëse nuk ke diçka për t’i mbuluar, atëherë së paku duhet vendosur një shkop mbi to.
Nëse myslimani sillet në mënyrë korrekte, xhinët qëndrojnë larg tij. Kur besimtari hyn në shtëpi, duhet të përmend emrin e Allahut. Nëse ai e bënë këtë shejtani u thotë shejtanëve të tjerë: “Nuk ka për ju këtu kalim të natës.”
Dhe nëse ai e përmend Allahun kur ha ushqim, shejtani thotë: “Nuk ka për ju këtu kalim të natës dhe as darkë (ushqim).”

Autor: Imam Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (Allahu e mëshiroftë)

You may also like...