займы онлайн

A ia prishë namazin nënës femija kur i del përpara?

Pyetje: Fëmija i vogël vrapon gjatë gjithë kohës para nënës e cila është duke u falur.
Nëse ajo e ndalon atë, kjo e bën që ajo të lëviz vazhdimisht gjatë gjithë namazit,lëvizje të cilat ia prishin asaj përqendrimin.

Në qoftë se ajo falet në një dhomë tjetër,frikësohet se mos po i ndodhë fëmijës diçka.

A është e detyrueshme për të që të pengoj fëmijën për të mos i dalur përpara?

Imam Uthejmini: Dijetarët thonë se, edhe në qoftë se fëmija vazhdimisht del para, apo
nëse ajo shpërqendrohet në qoftë se ajo zë veten vazhdimisht me pengimin e fëmijës, i lejohet asaj që ta lejojë fëmijën që t’i dal përpara.

Mirëpo, ajo duhet t’i jap diçka fëmijës*me të cilën ai mund të angazhohet gjatë kohës kur ajo e kryen namazin.

Nëse i jepet*fëmijës diçka me të cilën angazhohet, fëmija nuk do të merret me nënën e saj.

Por nëse fëmija është i lidhur me nënën për shkak të urisë apo etjes që ndjen, është më mirë për të që t’i kryej nevojat e fëmijës përpara se ajo të falet.

You may also like...