A është sunet agjërimi i nëntë ditëve të para të dul-hixhes?

A është sunet agjërimi i nëntë ditëve të para të dul-hixhes?

Përgjigjja:
Aishja –radijallahu anha- ka treguar që Profeti alejhi selam nuk i ka agjëruar këto ditë, ndërsa në një përcjellje të Ebu Daudit, nga Hafsa bashkëshorte e Profetit alejhi selam, tregohet se ai i ka agjëruar këto ditë.
Dijetarët thonë se ky ndryshim ndërmjet dy përcjelljeve (nga Aishja dhe Hafsa) tregon për gjendjen e ndryshme të Profetit alejhi selam në këto ditë, pra në disa vite i agjëronte e në disa vite të tjera jo, prandaj nëse dëshiron ti agjërosh këto ditë, atëherë nuk ka asnjë problem.

Shejh Mesh’hur Hasen Selman
Mexhlis fetaua el-xhumua 11/9/2015

You may also like...