A është e vërtetë se guri i zi është gurë xheneti që ka zbritur i bardhë por që e kanë nxirë mëkatet e njerëzve?

Pyetje: A është e vërtetë se guri i zi është gurë xheneti që ka zbritur i bardhë por që e kanë nxirë mëkatet  e njerëzve?

Përgjigje: Po, është saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhe se bora, por u nxi nga mëkatet e bijve te Ademit.”

Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.

Edhe një herë e themi se ky hadith është i saktë dhe se mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës.

Ai që hulumton në tekste (Kuran dhe Sunet) e kupton këtë fakt se si ato (gjynahet) ndikojnë madje edhe tek guri duke e nxirë atë. Allahu e di me se miri.

Mesh’hur Hasen al Selman

Përktheu Fatjon Isufi.

You may also like...