A e thërrasin ezanin dhe ikametin gratë?

A e thërrasin ezanin dhe ikametin gratë?

Përcillet se “Aisha – Allahu qoftë i kenaqur prej saj – e thërriste ezanin dhe ikametin” (transm. Bejhekiu ne “Essunenul kubra” dhe të tjerë. Dhe hadithi është ‘hasen li ghajrih’. Shiko “Temamul minneh” të imam Albanit rahimehullah.)

Dhe kur është pyetur Ibn Umeri: “A duhet (a bën) ta thërrasin ezanin gratë? – ai është nxehur dhe ka thënë: Unë të ndaloj dikë nga përmendja e Allahut?!”

(Transm. Ibn ebi Shejbeh në “Musannef” 1/223 me zinxhir të mirë, nga “Temamul minneh” fq. 153.

Nga Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut “الموسوعة الفقهية الميسرة” 1/394

Perktheu Emin Bilali

You may also like...