A e prish abdesin puthja me epsh?

Pyetje: A e prish abdestin puthja me epsh?

Pergjigje: Dijetarët nuk janë të një mendimi lidhur me këtë çështje.
Disa prej tyre thonë se prekja e gruas e prish abdestin sido që të jetë,me epsh apo pa epsh.
Një grup i tretë është i mendimit se abdesti nuk prishet në asnjë rast.
Mendimi i fundit është mendimi më i saktë,pasi në një hadith të saktë, të transmetuar nga Aishja (radijallahu anha), thuhet se:

“Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, pasi puthi gruan e tij, shkoi në namaz pa marre abdest për së dyti”.
Pra prekja, puthja apo përqafimi i gruas nuk e prishin abdestin edhe nëse behën me epsh, përderisa nga organi seksual i mashkullit nuk rrjedh spermë apo medhi (01).

Autor: Imam Uthejmini
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”

—————–
01- medhiu është një lëng pa ngjyrë që del kur njeriu mendon për marredhëniet seksuale ose gjatë tyre.
Ai, për ndryshim nga sperma, nuk del me forcë, është i papastër,e prish abdestin, por nuk e bën të detyrueshme larjën e tërë trupit.

You may also like...