A e prish abdesin puthja me epsh?

A e prish abdesin puthja me epsh?

Përgjigje: Dijetarët nuk janë të një mendimi lidhur me këtë çështje.

– Disa prej tyre thonë se prekja e gruas e prish abdesin, sido që të jetë, me epsh apo pa epsh.

– Një grup tjetër janë të mendimit se abdesi nuk prishet në asnjë rast.

– Mendimi i fundit është me i saktë, pasi në një hadith të transmetuar nga Aishja thuhet se: “Pejgamberi, alejhi selam, pasi puthi  gruan e tij, shkoi në namaz pa marrë abdes për së dyti.”

Pra, prekja, puthja, apo përqafimi i gruas nuk e prishin abdesin, edhe nëse bëhen me epsh, përderisa nga organi i mashkullit nuk del spermë apo medhij (lëng pa ngjyrë që del kur njeriu mendon për marrëdhëniet seksuale. Në ndryshim nga sperma, ai është i pastër, e prish abdesin, por nuk e bën të detyruar larjen e trupit, gusulin)

Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë

You may also like...