A duhet ti vendos fëmijeve emrat e prindërve?

Pyetje: ”Ajo konsiderohet nga dashuria ndaj prindërve të emërtuarit e fëmijëve me emrat e tyre (të prindërve)? A është e lejuar që të mos i bindem atyre në qoftë se ata më urdhërojnë q[ t’i emëroj fëmijët e mi me një emër të veçantë?”

Përgjigje: ”Mos u bë i pabindur ndaj tyre. Nëse kërkojnë nga ti që ti emërtosh fëmijët tuaj me emrat e tyre, ata të kanë kërkuar nga ti diçka të lejuar. Nëse ti nuk ju bindesh atyre, ata preken dhe shqetësohen. Çështja është e gjërë. Emërtoj fëmijët me emrat e prindërve. Kjo është një mënyrë për ti dhënë jetë kujtimit të tyre. Gjithashtu ruhen emrat e famlijes. Familjet njihen vetëm përmes emrave. Sot i emërtojnë fëmijët me emra ”Hani dhe Mahir. Këta emra nuk egzistojnë në vendin tonë. Emrat e familjes kanë humbur. Nuk njihen familjet më, ose prejardhja e tyre. Nga na erdhi emri Mahir ? Nga na erdhi Hani? Por të ishte emërtuar me emër të familjes, ai do të ishte e njohur prejardhja (e këtyre emrave). Është e detyrueshme të shmangurit e traditave që vien nga jashtë dhe në vend të kësaj t’i emërtojnë fëmijët me emrat e prindërve dhe me emrat e njohur të vendit tyre.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

p.m.

You may also like...