займы онлайн

A duhet ti bëj të 7 dhe të 40 për të vdekurin?

Pyetja: Nje musliman ka vdekur dhe ka pasur shume femije dhe ata kane pasuri, a i lejohet atyre te presin ndonje bageti per te vdekurin apo te japin buke, diten e shtate apo te dyzete, si dhurate per te dhe te mblidhen muslimanet per buke?

Pergjigje: Sadakaja (lemosha) per te vdekurin eshte e ligjeruar ne Islam, gjithashtu ushqyerja e fukarenjve dhe shperndarja e ushqimit dhe keshillimi me komshinjte dhe nderimi i muslimaneve ne veprat e mira te cilat na inkurajon Islami por prerja e dhenve, lopeve, deveve, shpendeve ose te tjera si keto per te vdekurin diten e vdekjes  ose ne nje dite te caktuar si psh: dita e shtate apo e dyzete ose dite enjte ose dite xhuma ose naten e xhumase si lemoshe per te vdekurin eshte prej bidateve dhe shpikjeve qe nuk kane qene ne kohen e Paraardhesve tane te mire –Allahu qofte i kenaqur prej tyre!-. Eshte detyre heqja dore prej ketyre bidateve me argument fjalen  e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush shpik ne Fene tone dicka qe nuk eshte prej saj, ajo i nuk i pranohet” dhe “Ruhuni nga shpikjet (ne fe)! Cdo shpikje eshte bidat dhe cdo bidat eshte humbje.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

Burimi: “Bidatet dhe gjurmet e tyre te keqija”, fq 117 gjithashtu “Mexhmu’ul Fetawa” 13/204-205

Shejkhu  i nderuar AbdulAzijz ibn Baz –Allahu e meshirofte!-

Perktheu: Anis Agovi

You may also like...