A duhet të vijnë gratë me fëmijë të vegjël në xhami?

Çfarë gjykimi ka ardhja e grave në xhami  së bashku me fëmijët e tyre të vegjël?

Përgjigje: U bëjmë me dije se nuk duhet të pengohen gratë për të ardhur në xhami me fëmijët e tyre në Ramazan, sepse Suneti na tregon për prezencën e grave në xhaminë e Profetit  salallahu alejhi ue selem së bashku me fëmijët e tyre, si p.sh hadithi: “Unë hyj në namaz duke dashur që ta zgjas atë mirëpo dëgjoj të qarën e foshnjës ndaj e shkurtoj duke mos dashur që t’ia vështirësoj nënës së asaj foshnjeje” , po ashtu hadithi ku tregohet se Profeti  salallahu alejhi ue selem mbante në krah Umameten gjatë namazit farz ndërkohë që u printe njerëzve në xhami”.Kërkohet nga gratë të jenë të kujdesshme që  të mos ndotet xhamia nga jashtëqitjet e kalamajve gjatë gjumit që mund t`i kaplojë në xhami apo në ndonjë rrethanë tjetër.

(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 939)

Përktheu: Shuajb Rexha

You may also like...