A duhet të thuhet lutja e udhëtimit kur je në ashensor?

Pyetja:Një motër nga Meka thotë: A është sunet të thuhet duaja e udhëtimit kur hipim në ashensor në ndërtesa, i cili i bart njerëzit prej një kati nëkatin tjetër, a ka ndonjë përcaktim për rastet kur thuhet kjo lutje? Na tregoni Allahu iu shpërbleftë me të mira!

Përgjigja:Lutjae udhëtimit është e pëlqyer të thuhet kur robi hipë mbi kafshë, apo në makinë,apo aeroplan, apo barkë e të tjera me qëllim udhëtimi. Kurse, hipja e zakonshmenë qytet, apo në ashensor, nuk di që në argumentet sheriatike të ketë diç që aludon në leximin e lutjes së udhëtimit.

Ajo që dihet tek dijetarët adhurimet janë statike (teukifije), nuk behët diç legjitime përveç së me argument nga Kur’ani dhe Suneti apo konsensusi i vërtetë. Vërtetë, Allahu dhuron sukses!

ShejhAbdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

facebook

You may also like...