A duhet të preket qafa me duar të njoma gjatë abdesit?

Pyetje: Gjatë abdesit, a duhet të preket qafa me duar të njoma? Apo nuk është përmendur kjo gjë në Kuran aponë hadithet e Muhamedit (alejhi selam)?

Përgjigje: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Nuk ka ndonjë argument, qoftë në Kuranin famëlartë, apo në hadithet e Pejgamberit (alejhi selam) që ta pohojë prekjen e qafës me duar të lagura gjatë abdesit. Nisur nga kjo, diçka e tillë nuk duhet të praktikohet.

Suksesi vjen prej Allahut dhe salavatet dhe selamet janë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah Gudejan
Abdurrazak Afijfi
Abdulaziz bin Bazi

Përktheu: Arjan Gazidede

You may also like...