A duhet të jetoj i vetëm?

Cili është gjykimi i Islamit për atë që jeton vetëm?

Shejkh Mesh’hur Hasenit i është drejtuar kjo pyetje: “Do të dëshironim të dinim kuptimin e hadithit: “Ka ndaluar Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – që njeriu të qëndrojë vetëm.” (përse ky vendim?)

Përgjigje: Sepse njeriu ka nevojë për dikë. Dhe një i vetëm është shejtan, dy janë shejtanë dhe tre quhen udhëtarë. Siç ka ardhur në hadith. Njeriut mund t’i pëshpërisë (mund ta nxisë) vetja për të keq, e mund të dobësohet (përpara tundimeve). Dhe njeriu ka nevojë për njerëz. Prandaj është e urryer që njeriu të jetojë vetëm. Origjina është që njeriu të jetojë me njerëz.”

Dmth shejkhu këtu e shpjegon ndalimin e qëndrimit vetëm për shkak të nevojës që ka njeriu për dikë që ta ndihmojë, në rast se i ndodh diçka e jashtëzakonshme: si psh një problem shëndetësor, atak kardiak ndoshta, apo ndonjë emergjencë shëndetësore të cilën ai nuk e përballon dot i vetëm por ka nevojë për dikë që ta ndihmojë, e jo vetëm për këtë shkak, por edhe të ngjashme me këtë.

Ndërsa shejkh Albanit i është drejtuar kjo pyetje: “Ka ardhur një hadith tek ‘Sahihul xhami’ me tekst: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – vetminë, që njeriu që flejë i vetëm”
Shejkhu: Po.

Pyetësi: Profesori ynë, a e prek ky hadith personin familja e të cilit kanë udhëtuar jashtë vendit? A i lejohet atij që të qëndrojë vetëm në shtëpi?

Shejkhu: Vetmia te ky shembull që përmend ti është diçka e domosdoshme dhe për shkak të domosdoshmërive gjërat e ndaluara shndërrohen në të lejuara. Sheriati ndalon gjithmonë nga diçka që njeriu mund ta zbatojë, dhe këtu bëjnë përjashtim gjërat që mund të ndodhin jashtë dëshirave njerëzore për shkaqe të përkohshme. Më kuptove?…. dmth qëllimi i hadithit është që njeriu të mos e synojë (qëllimisht) të qëndrojë vetëm.

Pyetësi: Profesori im, po rasti kur njeriu nuk dëshiron të flejë me gruan e vet, ngushtohet prej kësaj, dhe ai fle në një dhomë dhe gruaja në një dhomë tjetër.
Shejkhu: Ky është ai mbi të cilin gjen zbatim hadithi.

Pyetësi: Shejkhu ynë! A është ky veprim i ndaluar (haram) apo i urryer (mekruh)?
Shejkhu: Haram.”

You may also like...