A duhet ta puthësh Kuranin?

Ka thënë dijetari i madh Muhammed Bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë dhe me të në Xhennetet e Tij të begata na bashkoftë-:

“Puthja e Kuranit është (risi dhe sajesë në fe), sepse ai që e puth atë dëshiron të afrohet tek Allahu i Lartmadhëruar me puthjen e Kuranit.
Dihet fare mirë se nuk mund të afrohemi tek Allahu i Lartësuar veçse me atë që Ai ka ligjëruar.
Allahu i Lartësuar nuk na e ka ligjëruar puthjen e asaj gjëje në të cilën është shkruar Fjala e Tij. Në kohën e pejgamberit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- u shkruajt Kurani por akoma nuk ishte mbledhur në një libër dhe me gjithë këtë profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- nuk e puthte atë, gjithashtu sahabët (shokët e tij) -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- nuk e puthnin, prandaj është shpikje ne fe dhe e ndaluar.
Disa njerëz e puthin Kuranin dhe vendosin ballin mbi të sikur i bëjnë sexhde atij dhe kjo është gjithashtu diçka e keqe”.

Fetaua Nurun Aled Derb.

You may also like...