займы онлайн

A duhet ta ndrepres te ngrenit kur thirret ezani?

Pyetja: Nëse shtrohet buka ndërsa muezini thërret ezanin, a ka lehtësim për tu ushqyer dhe lënien e namazit me xhemat? Me argument!

Përgjigja: Nëse njeriu ka nevojë që të ushqehet dhe vetja e tij është e ‘lidhur’ me bukën, atëherë ka lehtësim dhe ushqehet me aq sa vetja e tij qetësohet (dhe rehatohet).

Ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Nëse shtrohet darka, atëherë filloni me darkën.”

Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka namaz (për njeriun) në prezencë të ushqimit dhe as kur e mundojnë dy nevojat (personale).”

Por, njeriu nuk duhet ta caktojë vaktin e bukës në kohë të namazit. Kjo lejohet në disa raste, kur bëhet pa qëllim dhe papritur, ndërsa caktimi i vaktit të bukës në kohë të namazit, kjo nuk është e lejuar.

Salih el Feuzan

You may also like...