A duhet ta fyej gruaja burrin e saj?

Pyetje:Pyes për gjykimin ne Islam në lidhje me gruan e cila fyen burrin e saj në qoftë se burri i saj është disi kokëfortë me të tjerët?

Përgjigje:Nuk duhet fyer, nuk lejohet fyerja porse ajo bën lutje për të që të udhëzohet dhe sillet me të me butësi dhe flet me shprehje të mira dhe fjalë të këndshme. Ajo lutet për të që të udhëzohet. Kurse fyerja nuk lejohet, mos i thuaj: “Allahu të mallkoftë,” e as “Allahu të vraftë” ngase kjo hap sherr të madh.

Kurse Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Sharja e muslimanit është gjynah.”

Dhe thotë:
“Besimtari nuk është shpifës as mallkues, as i pamoralshëm e as i pafytyrë.”

Dhe thotë:
“Mallkimi i besimtarit është sikur vrasja e tij.”

Andaj, nuk lejohet fyerja, por ajo bën lutje për të që të udhëzohet dhe i flet atij në mënyrën më të mirë,”O filan” “O Babai i filanit (Ja Eba Fulan) Allahu të udhëzoftë,” “Kështu duhet vepruar,” “Të këshilloj me këtë,” “Po të drejtoj me këto këshilla.” Pra, ajo e ka për obligim t’i thotë fjalë të mira dhe me mirësjellje, duke e këshilluar dhe udhëzuar me të mirë. Kurse fyerja dhe fjalët e ndyra si dhe vrazhdësia nuk lejohen.

Shejkh Ibn Baz Allahu e mëshiroftë

You may also like...