A duhen të shkruhen në mure emri i Allahut dhe profetit?

Është pyetur shejhu i nderuar nderuar Salih el- Uthejmin:
“Shpesh e shohim të shkruar në mure emrin e Allahut të Lartësuar dhe pwrbri tij emrin e Muhamedit alejhi selem. Gjithashtu këtë e gjejmë në korniza, në libra (ballina) si dhe në Mus’hafa (kopje të Kur’anit), pra kjo vendosje e tillë a është e drejtë? “

Ai është përgjigjur:
“- Jo, nuk është e drejtë, sepse kjo e bënë Pejgamberin alejhi selem ortak me Allahun, e të barabartë me të. Nëse këtë e sheh dikush që nuk e kupton domethënien e tyre (emrave), do të besojë bindshëm se ata të dy janë të barabartë dhe të ngjashëm, prandaj duhet të hiqet emri i të Dërguarit alejhi selem, e të mbetët shikimi në shkrimin “Allah”, mirëpo nëse mbetet kështu (vetëm fjala Allah) atëherë ajo është fjalë që e thonë sufitë, këtë e bëjnë në vend të dhikrit, ata thonë: Allah, Allah, Allah, prandaj hiqen të dyja dhe nuk shkruhet emri Allah e as Muhammed, as në mure e as në korniza e as në diçka tjetër.”

“Pyetje dhe përgjigje nga shejh Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin”

You may also like...