Si duhet të agjërohet në vende ku dita është shumë e gjatë?

Pyetje: “Në disa vende dita është aq e gjatë, saqë mund të arrij deri në njëzetë ore. Andaj, pyesim se, a janë të obliguar myslimanët e këtyre vendeve të agjërojnë tërë ditën apo si duhet vepruar?”

Përgjigjja: “Po, ata janë të detyruar të agjërojnë tërë ditën. Allahu Te’ala ka thënë:
“Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” 2:187

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Në qoftë se nata ka ardhur nga këndej dhe dita është zhdukur nga atje, agjëruesi ndërpret agjërimin e tij.”

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...