A prishet agjërimi nga pirja e duhanit

pyetje pergjigje

Është përgjigjur për këtë çështje shejhu ynë, Ahmed en-Nexhmij, duke thënë:”Po, e prish.

Së pari sepse ato janë gjëra të ndyra dhe agjërimi nuk mund të konceptohet së bashku me gjërat e ndyra.

Së dyti, duhani i cili pihet me vetëdije, ka tymin i cili është diçka ekzistuese që ndjehet.

Duhani ndikon tek personi duke e bërë atë të ndjejë një lloj qetësimi, pra duhani e prish agjërimin dhe për faktin që përdoruesi i tij e përdor me qëllimin për të ndjerë një lloj qetësie shpirtërore dhe një rifreskim trupor.

Kështu mendon ai që është i dhënë pas kësaj lënde të ndyrë, helmuese me erë të keqe.

Allahu është që jep sukses”.

You may also like...