A lejohet perdorimi i pastes se dhembeve kur je agjerueshem?

pyetje pergjigje

Përdorimi i pastës së dhëmbëve për agjëruesin ndahet në dy lloje.

Lloji i parë: Nëse pasta ngjitet në gojë dhe ka mundësi të depërtojë në brendësinë e trupit të agjëruesit, atëherë kjo lloj paste nuk lejohet të përdoret, ngase ndalohet përdorimi i çdo gjëje që depërton në brendësi të trupit të agjëruesit.

Lloji i dytë: Nëse pasta është normale dhe largohet me ujë dhe nuk ka mundësi të depërtojë në brendësinë e trupit të agjëruesit, lejohet të përdoret ashtu siç lejohet futja e ujit në gojë gjatë abdestit apo jashtë tij.

Referencat:

1 – Mexhmu’ul-Fetava të Bin Bazit

2 – Mesail anis-Sijam, El-Uthejmin

3 – Tebsiretul-Enam bi ehemmi mesailis-Sijam, Abdullah el-Hamadi

4 – Sifatu Savmin-Nebijj, Ali el-Halebi & Selim Hilali

5 – Fikhu en Nevazil, El Xhizani

You may also like...